Ata ishin njëri nga çiftet më të dashura për publikun.
Fjala është për aktorët turk Hande Erçel dhe Kerem Bursin.
Në media prej javësh ka qarkulluar lajmi i ndarjes së këtij çifti shumë të komentuar.
Deri më sot dyshja kishte vendosur të mos fliste publikisht për ndarjen, por tashmë është e konfirmuar.
Kerem ka konfirmuar ndarjen nëpërmjet menaxherit të tij dhe ka kërkuar nga gazetarët që të respektojnë privatësinë e tij.
“Nuk ka askënd në jetën e Keremit për momentin. Kërkojmë respekt nga shtypi”, tha menaxheri.
Kujtojmë që Hande dhe Kerem ishin shumë të ndjekur me serialin “Dashuria është në ajër”, ku edhe u njohën