Nje incident ka ndodhur mbremjen e 14 shkurtit ne New York. Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka mbajtur një koncert në New York, por jo gjithçka shkoi mirë.
Teksa po performonte ne skene, Butrint Imeri eshte goditur me nje shishe ne koke nga persona ende te pa identifikuar. Nuk dihet nëse ka qenë i qëllimshëm apo aksidentalisht ky incident.
Në pamjet me poshte shihet momenti që Butrinti prek kokën me duar, por per fat te mire nuk ka lendime serioze.
Kujtojme se, kënga e fundit e Butrintit është bashkëpunimi me Don Xhonin e titulluar “Corazon”.