Vizita e presidentit turk në Shqipëri, Recep Tajip Erdogan ka ndryshuar gjithë rrjedhën e qarkullimit normal të mjeteve në vendin tonë.
Për shkak se presidenti kishte shkuar në xhaminë e Et’hem Beut, i gjithë trafiku në rrugën e Elbasanit, u ndal deri në përfundimin e takimit të tij.
Por bllokimi në trafik për orë të tëra ka sjellë acarimin e gjithë drejtuesve të mjetit, mes tyre edhe aktorit të humorit, Albano Bogdo.
Ky i fundit ka dalë nga makina dhe duke bërtitur i ka kërkuar efektivët të Policisë që t’i hapte rrugën që të kalonte.
“O legjendë, pse bën sikur nuk dëgjon?! Hape rrugën të kalojnë makinat. Ju *** mu në Erdogan. Hapni pra rrugën që të kalojnë makinat,”-dëgjohet aktori në videon e siguruar nga Dosja.al
Albano Bogdo është një aktor që njihet disi për provokime dhe për përplasje të shpeshta.
Në Shkodër pati zëra se ai u konfrotua fizikisht me disa nga qytetarët kur ishte i ftuar në stand-up comedy, se bëri një shaka me kalanë e Rozafës, gjë e cila nuk u tolerua.
Ai së fundmi në një intervistë me Olsin u pyet nëse do shkonte te Portokallia, por përgjigjja e tij ishte një “Jo” e prerë.
Pjesë nga biseda:
Olsi: Pse jo?
Albano: Po jo se unë jam… (te Klanifornia).
Olsi: Po ja u mbyll “Klanifornia”?
Albano: Po pse u mbyll “Klanifornia” ç’e gjeti? Sigurisht është me verem “Klanifornia” dhe po presim të vdesim. O vëlla s’po mbyllet “Portokalli”-a , njerëzit thonë përse akoma vazhdojnë ata edhe nuk po mbyllet, si do mbyllet “Klanifornia”, 3 vjet ka që është hapur. Aktori më plak jam unë 33 vjeç, hiq Julin se merret dhe me politikë, te “Portokalli”-a 33 vjeç është më i riu.