Moderatorja Bora Zemani bie gjithnje ne sy per pamjen e saj te kuruar deri ne detaje, e sidomos tani qe eshte ne qender te vemendjes pas gjithe situatave te ndodhura ne “Big Brother VIP”.
Mbremjen e djeshme ne “Per’puthen Prime”, ajo kishte veshur nje sako te hirte me disa shirita me shkelqim, te kombinuar me nje pale geta te zeza, te dizajnuara gjithashtu me shirita argjendi.
Mesa duket kjo veshje ishte frymezuar nga aktorja e famshme Zendaya gjate nje dalje publike te saj, egzaktesisht ne promovimin e “Spiderman- No way home” ne Londer.
Por, pervecse thjesht nje frymezimi nga look-u i aktores, gazetari Olti Curri hodhi nje tjeter hipoteze persa i perket kesaj veshje.
Zendaya eshte aktorja qe aktualisht eshte ne qender te vemendjes per rolin ne filmin “Spiderman”, si e dashura e tij.
Nga ana tjeter, Donaldi ka treguar se ky eshte filmi i preferuar i tij, madje ai shpesh neper shtepi ben shenjen e “Spiderman” me duar, shenje qe ne gjuhen e shenjave do te thote “Te Dua”.
Nje tjeter fakt per te dyshuar, eshte se ne ditelindjen e Bores, ne shtepine e “Big Brother VIP” Donaldit iu derguan disa parashuta ku nje prej tyre kishte pikerisht foton e “Spiderman” duke u puthur me te dashuren e tij, tek shkruhej: “Dashuria nuk duhet te jete kurre nje sekret!”
A ishte kjo veshje e Bores thjesht nje preference, apo dicka e mire-menduar per te trazuar pak ujerat?