Zënkat e Arjan Konomit dhe konkurrenteve të Përputhen nuk kanë fund! Pas Anës dhe Mikelës, e fundit është ajo me Efin.
Në takimin e Efit dhe Mevlanit, ky i fundit po bënte shumë shaka dhe Efi i tha po me shaka “Ta fus ndonjë”. Kjo fjalë e acaroi Arjanin dhe e kritikoi Efin duke e krahasuar me “alabake”.
Pjesë nga biseda:
Arjani: Ti Efi thua aty që je në një darkë romantike dhe thua ta fus ndonjë, çfarë është kjo?
Mevlani: Romantike është ajo pa merak.
Arjani: A ke ndopak feminitet?
Efi: Jojo nuk kam unë, po dëgjo pak. Po ia theksoja sepse Mevlani vetëm qeshte dhe unë i thoja mos qesh, thoshte më fal, fillonte prap dhe unë nuk u acarova, por ia shprehva.
Arjani: Po si ia thua atë?
Mevlani: Nuk është ndonjë gjë e madhe o Arjan, të gjithë i përdorim.
Arjan: Mos e bëj më, se nuk është e bukur. Shikojmë një vajzë të bukur, të hijshme, flet si alabake.
Efi: Kështu jam unë, nuk të pëlqeu ty? Arjan faleminderit për komentin, unë kjo jam, unë fjalën alabake nuk dua ta dëgjoj më.
Arjani: E thash si krahasim. Unë kur shikoj gjeste të tilla çohem direkt.
Efi: Po ai nuk iku, jam shumë në rregull me të. Ajo ishte me shaka.
Arjani: Pse nuk bëre shaka tjetër? Si bëni kështu shakash.
Efi: Nuk kam përmedësh, ky djalë nqs do më pëlqejë do më pëlqejë dhe për këto.