E ftuar ne emisonin “Ftese ne 5” te Bieta Sulos, ishte nje prej moderatoreve te “E diell” ne “Top Channel”, e cila qysh nga e diela e kaluar eshte ne moderim te nje tjeter rubrike.
“Vajzat me kordele” eshte rubrika me e re ne “E diell” ku ne fokus ka vajzat te cilat duan dhe vleresojne trupin e tyre ashtu sic eshte.
Megjithatë, një nga deklaratat e moderatores që ka tërhequr më shumë vëmendje, ka qenë referuar Beniadës.
Bieta Sulo e pyeti atë se sa e gatshme do të ishte të mirëpresë konkurrenten e “Big Brother VIP Albania” Beniada Nishanin në “E Diell” apo te “Procesi Sportiv” ku ajo bashkëprezanton me Manushin.
“Beniadën e kam ndjekur më shumë në ‘Big Brother Vip’, por e kemi pasur disa herë të ftuar edhe në “E Diell”. Më duket shumë pozitive dhe mendoj që do t’i duhet studios së Procesit Sportiv me atë energjinë pozitive që ka.”- u përgjigj moderatorja.
Një nga surprizat që iu bë Beniadës ka qenë pikërisht njoftimi se do të jetë tashmë pjesë e televizionit të “Top Channel” për të moderuar emisione të ndryshme, një ëndërr që banorja ka shumë kohë që e ka shprehur.