Lisa Kujovska ka hedhur një thumb online për çështjen aq shumë të diskutuar, të Arjolës që shprehu dëshirën në Big Brother të prezantojë Portokallinë.
Me një postim ajo u shpreh:
“Ishte gjë e bukur, është fantastike, shikohesh me një sy ndryshe. Jo vetëm ajo aktorja që do dalë, do bëjë humor. E kupton? Të plotëson, të rrit në një farë forme artistikisht, do kish thënë Sofia Loren e shkreta, po ta kishin bërë prezantuese. Për fat ishte me mend në kokë, nuk e bëri”.
Me kaq u kuptua se Lisa mendon se kërkesa e Arjolës për t’u bërë prezantuese e ‘Portokallisë’ nuk është hiç e drejtë.
Në ‘Fun Club’, aktorja deklaroi se dëshironte shumë të ishte prezantuese e ‘Protokallisë’, pasi kështu mendonte se do ishte një nivel më lartë.
Madje shkoi më tej me deklaratën duke treguar se arsyeja pse nuk e hapi Kutinë e Pandorës ishte edhe fakti që nuk i pëlqeu surpriza.
Me një paralelizëm me aktoren e famshme Sofia Loren, Lisa tregoi se në të vërtetë aktrimi është shumë më lartë se prezantimi dhe kërkesa e koleges së saj për të ndryshuar rolin e saj në ekran i duket ca e pakuptimtë.