Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, është shumë aktive në rrjete sociale dhe ndan me ndjekësit postime të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Përkundër se këtë kohë ka qenë më e tërhequr nga aktrimi, ajo po vazhdon të jetë pjesë e eventeve të ndryshme.
Arjola së fundmi është takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
“Me ty lali Eri: që nuk e ke kursyer kurrë mbështetjen për artistët. Fituesi i padiskutueshëm”, u shpreh ajo.
Kjo vjen pas fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit që pritet të mbahen në të gjitha bashkitë e Shqipërisë.