Arbana Osmani është padiskutim një ndër figurat ikonë të televizionit shqiptar, ku i jane besuar programe tepër të rëndësishme.
Gjatë një episodi “pyetje-pergjigje” të hapur në profilin e saj të Instagramit, një ndër pyetjet që i është bërë Arbanës ka qënë në lidhje me televizionin.
“Cili është problemi më i madh në industrinë që ju punoni ose diçka që do dëshiroje të ndryshoje rreth saj“, ka pyetur një ndjekës/e, moderatoren e njohur.
Arbana ka vendosur që t’i përgjigjet shkurt, duke shkruar: “Programet e automatizuara dhe rrjetet sociale vendosin se kush vlen më shumë“.