Te marten qe shkoi ishte planifikuar se nuk do te kishte nje spektakel te “Big Brother VIP” duke ia lene keshtu vendin programit “Fan Club” ku ishin mbledhur disa nga te eleminuarit e shtepise, qysh nga fillimi e deri tani.
Shume polemika u diskutuan mes ketij grupi te eleminuarish ku u fol per rrugetimin e tyre edhe per finalen qe eshte shume afer, por ajo cka u komentua gjithashtu ishte edhe sjellja e Arjoles.
Kudo neper rrjet komentohej agresiviteti i saj ndaj pothuaj cdokujt, gje qe u vu re edhe nga pjestaret e panelit, duke iu drejtuar se kishte ardhur “me shpate ne dore”.
Madje, sjellja e Arjoles ishte e tille edhe ndaj Monikes, te cilen ajo e quante “moter”.
Por, cila eshte arsyeja?
Egziston mundesia qe pas daljes nga shtepia, Arjola te kete pare disa situata te ndodhura ne shtepi per te cilat nuk ishte ne dijeni me pare.
Permendim ketu rastin e eleminimit te Arjoles, ku Monika u pa te bente nje nenqeshje, duke treguar keshtu gezim te fshehur per eleminimin e saj.
Mbase kjo ka qene videoja qe ka bere Arjolen te tregohet e ftohte ndaj Monikes, nderkohe qe kjo e fundit vazhdon te shfaqe te njejten dashamiresi ne publik per Arjolen.