Njerëzit sot kanë tendencën të postojnë praktikisht çfarëdo lloj gjëje që ju ndodh përgjatë një dite. Dëshira për marrë vëmendje përmes pëlqimeve dhe komenteve shpesh na verbon dhe padashje bëjmë çfarë s’duhet të bëjmë. Postojmë në Instagram apo Facebook, gjëra të cilat janë më shumë se private dhe pa e kuptuar cënojnë të dhënat tuaja.
Duke postuar shumë informacion, i ekspozoni të tjerët dhe veten ndaj rreziqeve që s’i kuptoni menjëherë pasi bëni veprimin. Për ç’lloj informacioni e kemi fjalën?
1.
Të dhënat personale dhe fotot e fëmijëve tuaj, bashkë me informacione për to. Bota përtej Instagramit është me rrezikshme nga ç’mendoni ju.
2.
Ditën e lindjes. Duke e bërë këtë keni dhënë një informacion shumë personal dhe bëheni pre e rreziqeve që s’i mendoni kur postoni foton e tortës.
3.
Lajmet e rreme. Filtroni informacionin dhe mos shpërndani thashethemin e parë që shihni në rrjet.
4.
Biseda private. Mos i shpërndani dhe as postoni kurrë. Eshtë gjëja më e jo-inteligjente që mund të bëni.
5.
Foto të të tjerëve që janë në situata të sikletshme. Ti s’e di kurrë çfarë mund të jesh duke bërë kur shkrep një foto çfarëdo.
6.
Kujdes me të dhënat që jepni për veten. Sa më pak, aq më mirë!
7.
Jo shumë informacion për jetën tuaj personale.
8.
Ngjyrën e preferuar, emrin e qenit apo përgjigje të tjera që ju mund t’i vendosni si fjalëkalime.
9.
Foto pa të drejtën e autorit.
Burimi: Bright Side