Zyrtare, Elon Musk blen aksionet e Twitter me shifren marramendese

Ditën e sotme Elon Musk arriti marrëveshjen përfundimtare për të blerë aksionet e Twitter-it për 44 miliardë dollarë.

Ky transaksion do të zhvendosë kontrollin e platformës sociale të populluar nga miliona përdorues dhe liderë globalë te personi më i pasur në botë.

Miliarderi tha se donte që ata të vazhdonin të përdornin platformën sepse, sipas tij “kjo është ajo që do të thotë liria e fjalës”.

“Kam investuar në Twitter pasi besoj në potencialin e tij për të qenë platforma për fjalën e lirë në mbarë globin dhe besoj se liria e fjalës është një imperativ shoqëror për një demokraci funksionale. Megjithatë, që kur kam bërë investimin tim, tani e kuptoj se kompania as nuk do të lulëzojë dhe as nuk do t’i shërbejë këtij imperativi shoqëror në formën e tij aktuale. Twitter duhet të transformohet si një kompani private”- tha Musk.