Muzikanti i njohur, Travis Barker, është gjendje të rëndë shendetësore.
Bashkëshortja e tij, Kourtney Kardashian, e ka shoqëruar me autoambulancë për në spital. Lajmin të ditur e bëri “TMZ”, por nuk dihet shkaku pse Barker është shtruar në spital.
Disa orë para se të bëhej i ditur lajmi, Barker postoi një mesazh në Tëitter ku shkruhej: “Zot më shpëto”.
Nuk është e qartë nëse mesazhi i referohej arsyes për të cilën përfundoi në spital, apo lidhet me muzikën, pasi “Zot më shpëto” titullohet kënga e re e rokerit të cilën e ka realizuar me këngëtarin, Machine Gun Kelly.
Ky problem i fundit shëndetësor i Travis Barkerit, vjen disa muaj pasi ai dhe Kourtney Kardashian e kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, me një ceremoni romantike në Portofino.