Zhduket në mënyrë misterioze reperi i njohur

Theophilus London është raportuar i zhdukur nga familja dhe miqtë e tij.

Për reperin e njohur, bashkëpunëtor i Kanye West, të afërmit zbuluan se nuk kanë dëgjuar për të që nga korriku.

Sipas “The New York Post”, familja e tij paraqiti raportin e një personi të zhdukur në Polici dhe po kërkojnë ndihmë për çdo informacion në lidhje me vendndodhjen e tij.

London njihet më së shumti për përfshirjen e tij të madhe në albumin “Donda” të Kanye West. Ai ka publikuar tre albume dhe ka punuar me artistë si Travis Scott, Tame Impala dhe Ellie Goulding.