Zhaklina Gjolla reagon pas largimit nga BBV, ka dy fjalë për Olta Gixharin

Pak ditë më parë, Zhaklina Gjolla u detyrua të largohej nga shtëpia e BBV për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Njoftimi u be i ditur nëpërmjet një zarfi të dërguar brenda shtëpisë, ku bëhej e ditur se ajo ishte larguar përfundimisht nga shtëpia.

Mirëpo, ditën e sotme teksa ishte e ftuar në studion e BBV, Zhaklina ka folur për herë të parë pas largimit të saj.

Ajo u shpreh se në shtëpi nuk ndjente fare dashuri nga banorët e tjerë përveçse sulme të shumta.

Ndër te tjera, ajo i tha dhe dy fjalë edhe per Olta Gixharin.

Sulmi parë që erdhi nga Olta ishte pak i çuditshëm. Nuk e kuptova pse ndodhi. Më pas, ishte akomodimi në rulotë. Shikoja banorët e tjerë që kishin krijuar marrëdhënie, por raportet e mia me të tjerët ishin të kufizuara. Kur kalova në shtëpi, e pata shumë të vështirë.

Olta bëri një sulm që unë nuk e prisja. Unë nuk e kam në tip që të përballem me një sulm të tillë. Me Oltën nuk kisha çfarë diskutimi të bëja“, u shpreh Zhaklina.