E ftuar në “Pushime On Top” së fundmi ka qenë gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari.
E pyetur nga moderatorët, ajo ka pranuar për herë të parë publikisht se është në një marrëdhënie dashurie.
E pyetur nga Eni Shehu nëse po i kalon pushimet me ndonjë person të veçantë, ajo është shprehur me po.
“Nuk kam pasur një lidhje prej 10 vitesh. Kjo sepse gjithmonë kam dashur të kem në krah një person që më mbështet dhe jo të më kufizojë; dikë që ma bën jetën të lumtur, jo të ma vështirësojë. Po, të gjitha këto i kam gjetur tek ky person…”, u shpreh Zhaklina.