Zgjidhet presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë

Bajram Begaj është zgjedhur presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

Në votimin që u krye në seancën plenare në Kuvend, ku morën pjesë 83 deputetë, Begaj u zgjodh me 78 vota pro, 4 kundër dhe pati 1 abstenim.

Prej tyre, 74 ishin deputetë të Partisë Socialiste, 8 të opozitës, përkatësisht të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Për Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe 3 nga Partia Social Demokrate (via Euronews Albania).

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputetët demokratë në mbështetje të tij bojkotuan procesin pak para votimit.