Tani që e theu akullin ne kamerat dhe ekranin, Sara Hoxha do jetë më prezante dhe afër publikut.
Së fundmi, blogerja ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, ku ka rrëfyer shumë gjëra. Ajo pohoi se në fillim e kishte të vështirë të mësohej me kamerat, por duke dalë çdo të premte në ekran në “Dancing with the stars”, emocionet i kaluan.
Kjo ishte edhe një nga arsyet pse Ledri nuk ishte i pranishëm në sallë, përpos faktit që kishte angazhime me koncerte.
E pyetur nga Bieta për zënkën më të shpeshtë me të sa i takon vajzës, Sara pohoi se “kapen” vetëm kush do ta takojë Poem i/e para.
“Kur jemi diku bashkë ziheni se kush do futet i pari ta takojë Poin. Për Poin nuk kemi debate të tjera”-tha ajo.
Sa i përket planeve për një fëmëijë të dytë, Sara pranoi se kanë nisur kërkesat nga gjyshërit, por ajo do ende kohë.
“Poi është akoma e vogël nuk e kupton, por gjyshërit kanë shprehur dëshirën për një fëmijë tjetër. Unë kam shumë qejf të bëjë edhe një fëmijë tjetër, thjesht dua ta shijoj edhe pak trupin. U shëndosha shumë gjatë shtatzënisë së parë, shtova 25 kilogramë“.- u shpreh ajo me humor.
Burimi: /RevistaClass