Mjeku i njohur italian, Giuseppe De Donno, pasditen e kësaj të marte u gjet i vdekur në banesën e tij. Lajmi është raportuar nga mediat italian edhe ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë autoritetet po hetojnë për shkakun e vdekjes.
Mjeku De Donno ishte një emër shumë i njohur gjatë muajve të pandemisë, pasi u bë i njohur në gjithë botën kur zbuloi kurimin e Covid-19 me plazmë gjaku, te personat që ishin në gjendje të rëndë.
Kur vaksinat nuk kishin dalë ende, ai propozoi trajtimin eksperimental të bazuar në plazmën hiperimune gjatë valës së parë të Covid.
Në qershor të këtij viti, De Donno zgjodhi jo vetëm të linte postin e tij si drejtues në Carlo Poma në Mantua por edhe specializimin, për t’u bërë një mjek i përgjithshëm. Kura e tij me plazmë nuk u njoh kurrë zyrtarisht, edhe pse rezultatet ishin pozitive.