Reperi i kishte dërguar mesazhe fshehurazi një gruaje britanike që ishte rreth moshës 45 vjeçare.
Sipas mediave të huaja, ai i kishte thënë Jilly O’Donnell (nënës së tre fëmijëve), se do të shkonte në Ukrainë ta takonte atë.
Këtë bisedë ai e kishte zhvilluar në Instagram duke e ‘bombarduar’ me mesazhe flitruese.
Jilly, ishte shprehur se nuk e njihte se kush ishte ai.
“Me sinqeritet të plotë, nuk e kisha idenë se kush ishte ai. Pash se kishte një emër artistik në Instagram, kështu që i pyeta vajzat e mia. Ato me thanë se është i dashuri i Rihannas dhe menduan se po bëja shaka. Ai ka miliona ndjekëse në Instagram, kështu që zoti e di pse zgjodhi të më dërgojë mesazhe mua”, u shpreh ajo.
Rocky i kishte shkruar Jillyt në dhjetor, koha kur besohet se Riri ka qenë shtatzënë 4 muajshe.
Jilly e cila ka një djalë dhe dy vajza tha se kishin shkëmbyer dhjetëra mesazhe nga dhjetori deri në filllim të marsit.
Ajo u shpreh se ishte tronditur kur kishte kuptuar që është me Rihanna-n si dhe me faktin që ajo është shtatzënë.
“Isha e tronditur, por asgjë nuk ndodhi. Shpresoj që ata të jenë të lumtur bashkë”, tha ajo.
Megjithatë, Rocky dhe Riri thuhej se ishin ndarë pas akuzave që ai kishte tradhtuar atë.
Por dyshja hodhën poshtë këto pretendime kur u fotografuan bashkë në fundjavë.
Rocky dhe Rihanna kanë qenë në lidhje që nga nëntori i vitit 2020 kur filluan të takoheshin pas ndarjes së Rihannës nga ish i dashuri.