Pak ditë më parë, gazetari i njohur, Olti Curri publikoi disa foto ne rrjetin e tij social Instagram ku dukej makina e Donaldit parkuar poshtë shtëpisë së Bora Zemanit.
Pas asaj fansat e dyshes filluan të shpresojnë për një ribashkim.
Së fundmi ka qënë sërish Olti Curri ai që ka “ngacmuar” ndjekësit në ‘Instagram’ me pyetjen: Po lexoj që Sabiani me Ilirin janë në Vienë.
Një ndjekës menjëherë përgjigjet :”Në sistemin Tims, Donaldi është nisur dje në orën 4:30,Bora 14:30!”
Kaq mjaftoi që fansat të dyshojnë edhe për një takim të dytë.
E në momentin që hyn në profilet e moderatores dhe aktorit shihet se të dy ndodhen në Zvicër.
Bora ka hedhur story duke e treguar hapur se ndodhet në Vienë dhe Donaldi në anën tjetër ka shpërndarë në story club-in ku do performojë dhe është në Laussanë të Zvicrës.
Se a ka ndodhur një takim mes dyshes nuk dihet, por që dyshimet vazhdojnë në secilin veprim të tyre.