Zbulohet surpriza për Shën Valentin, kjo është kënga që Luizi do të performojë për Kiarën në Prime-n e sotëm

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të festojnë sot Shën Valentinin e tyre të parë brenda shtëpisë së “BigBrother VIP”.

Ashtu siç ka premtuar, këngëtari ka planifikuar që mbrëmja e sotme të cilën ia dedikon moderatores, të jetë më e veçanta në shtëpinë e famshme.

Disa ditë më parë Luizi tregoi se surpriza për ditën e të dashuruarve do jetë diçka që nuk është parë ndonjëherë më parë në “Big Brother”, duke e cilësuar kështu një “Shën Valentin” historik.

“Do jetë një Shën Valentin historik, do të mbetet gjatë. Është një surprizë që nuk e ka bërë askush në një “Big Brother”- u shpreh artisti.

Dhe duket se ashtu do të jetë pasi pak më parë është publikuar versioni i plotë i këngës që Luizi ia ka dedikuar Kiarës dhe pritet t’a performojë mbrëmjen e sotme.

Kënga është publikuar nga faqja zyrtare e “Top Channel” në YouTube, ndërsa pak orë më parë producenti Elgit Doda publikoi disa vargje të këngës që vetë ai ka kompozuar.