Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndodhi një incident, ku u përfshi moderatorja Kiara Tito.
Kështu, gjatë lojës me karrige ku po merrnin pjesë të gjithë banorët, Kiara u rrëzua dhe e gjeti veten me shumë dhimbje, teksa produksioni mori masat e nevojshme dhe solli mjekët në shtëpi.
U zbulua se Tito kishte pësuar një tërheqje muskulare (në gjuhën e përsitshme: këputje mishi) e për të marrë trajtimin e nevojshëm dhe për të bërë analizat përkatëse ajo u transportua për në spital.
E duket se pas trajtimit gjendja e saj është e mirë dhe do rikthehet së shpejti në shtëpi.