Kënga e Ronela Hajatit “Leje” është publikuar edhe në versionin serb. Interpretuese është këngëtarja serbe Tea Tairovic.
Mediat serbe shkruajn se Tea ka paguar 10 mijë euro për të blerë këtë version nga Ronela.
Sipas Kurir, kënga është paguar duke patur dakordancë mes dy palëve.
Nga ana tjetër, Ronela megjithëse nuk arriti të shkonte në finalen e Eurovision, së fundmi ajo ka bërë me dije se do i rikthehet fuqishëm muzikës.
“Unë do të punoj shumë fort këtë vit saqë kur unë të marr pushimet, do ta hedh telefonin tim në fund të oqeanit”
Më herët, Ronela pati edhe një reagim ndaj kritikave për performancën e saj në Eurovision, ku shkruante:
“Ore Shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Sa të mirë që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt! #shqipëriaderinëvdekje #askushnuktëdosashqipet”.