Zbulohet opinionistja e re që do të jetë krah Olti Currit në “Big Brother VIP Kosova”

Prime-n e kaluar të “BBVK”, opinionistja e programit, Afërdita Paqarada, bëri me dije se nuk do të jetë më pjesë e këtij formati për arsye personale.

Që prej atij momenti, ka pasur disa aludime në media e në rrjet për personazhin që do të ulet krah Olti Currit në studion e reality show-t.

Kryefjala.com raporton se opionionistja e re do të jetë Anita Haradinaj, me gazetaren që do ta ketë pjesëmarrjen e dytë në pak muaj në një spektakël televiziv.