Ceremonia hapëse e finales së Ligës së Kampionëve do të mbahet me 28 maj në Paris në stadiumin ‘’Stade de France’’.
Ylli latin i muzikës, Camila Cabello, është lajmëruar si perfomuesja kryesore në këtë ceremoni.
Performanca e saj e fillon zyrtarisht lojën finale e cila zhvillohet ndërmjet ekipeve të njohur të futbollit, “Liverpool” dhe “Real Madrid”.
Brenda pesë minutave, Cabello pritet t’i performojë disa prej hiteve të saja më të njohura, përfshirë këtu edhe këngët e reja të albumit të tretë të incizuar në studio, “Familia”.
Performanca me tematikën e karnavalit pritet të përfshijë shumë kostume, valltarë dhe muzikant, me një me koreografi me energji të lartë të krijuar enkas për argëtimin sa më të madh të tifozëve në stadium, por edhe ata që e ndjekin finalen nga shtëpia.