Dy konkurrentet Olta Gixhari dhe Zhaklina Gjolla patën thumba mes tyre qysh në puntatën e parë të “Big Brother VIP Albania”.
Në një prej spektakleve Live Olta u shpreh se Zhaklina e sulmoi dy herë natën e parë, por refuzoi të jepte një përgjigje se çfarë ia kishte shkaktuar hatërmbetjen ndaj saj.
Në një tjetër puntatë aktorja tregoi se shkak ishte bërë zhurma e krijuar në shtëpi tek Arbana po fliste dhe ironizimi i Zhaklinës kur Olta kërkoi qetësi nga banorët.
Ndërsa, kur iu kërkua të tregonte sulmin e dytë të Zhaklinës, Olta u shpreh se nuk e mbante mend.
Mirëpo, tashmë duket se arsyeja e vërtetë nuk ka qenë as zhurma apo diçka tjetër, por fjalët që Zhaklina i ka thënë Oltës për të motrën sapo hyri në shtëpi.
Teksa e ka takuar, Zhakina i ka treguar Oltës se është mikeshë shumë e mirë me motrën e saj, Gertën, ndërsa me pas i është drejtuar “aq sa ngjani, aq edhe nuk ngjani”.
Dihet se dy motrat kanë një ngjashmëri të madhe në pamje, por ashtu si e ka nënkuptuar edhe Zhaklina, duket se nuk ngjajnë aspak në karakter.
Por prej kohësh përflitet se Olta dhe motra e saj Gerta nuk flasin me njëra tjetrën, madje nuk ndiqen as në rrjetet sociale.
Ndaj, këto fjalë të Zhaklinës janë marrë si një thumb nga Olta dhe që prej natës së parë është nxitur një ‘armiqësi’ e hapur mes tyre, gjë që ka sjellë edhe situatat dhe përplasjet mes tyre gjatë qëndrimit të shkurtër së Zhaklinës në shtëpi.
Gjithashtu, gjatë programit të sotëm në “Big Brother VIP Fan Club” edhe gazetari Andi Vrapi ka folur për raportin e bujshëm mes dy motrave, Olta dhe Gerta, për të cilat është bërë e qartë se nuk kanë një marrëdhënie aspak të mirë.
https://www.instagram.com/reel/CnKGlC5IUkb/?igshid=YmMyMTA2M2Y=