Numri 18 i “Southampton” është në lidhje dashurie.
Bëhet fjalë për Armando Brojën, futbollistin e njohur shqiptar, i cili ka nisur një lidhje dashurie me një bukuroshe shqiptare.
Zbulohet se vajza që i mori zemrën quhet Fidela, e cila nuk është një figurë publike por studion për drejtësi.
Nuk ka ende detaje se si Fidela dhe Broja janë njohur me njëri-tjetrin dhe sa vite kanë në lidhje, por nëse bazohemi te interpretimi i rrjeteve sociale, gjërat duken goxha serioze.
Kështu, ylli i futbollit shqiptar ka vendosur në “Bio” e tij të Instagramit shkronjën e parë të emrit të të dashurës së tij, F, duke e shoqëruar edhe me një zemër të bardhë.
Ndonëse Armando nuk ka postuar asnjë foto me partneren e tij dhe nuk ka folur asnjëherë publikisht rreth saj, komentet e tyre nuk mungojnë.