Amadeus, drejtori kreativ i Sanremo prej shumë kohësh tashmë, ka njoftuar se cili do të jetë prezantuesi krah Chiara Ferragni-t dhe atij vetë gjatë netëve të festivalit.
Do të jetë artisti i njohur Gianni Morandi, i cili nuk do ta ketë për herë të parë ngjitjen në skenësi prezantues në këtë eveniment, pasi e ka bërë edhe më parë në 2011 dhe 2012.
Festivali i Sanremo 2023 do të mbahet nga 7 deri më 11 shkurt, sic është bërë me dije.
Në konkurs do të marrin pjesë sërish 25 artistë, sipas formulës së viteve të fundit. nga të cilët tre do të kualifikohen nëpërmjet Sanremo Giovani.
Të gjithë artistët nuk mund t’i publikojnë këngët e tyre deri në natën e shfaqjeve. Mënyra se si zgjidhet fituesi i Festivalit të Sanremo 2023 po ashtu mbetet e njëjtë si vitet e fundit, ndërkohë që fituesi sigurisht do të përfaqësojë Italinë në Eurovision 2023.
Ndërkohë këtë edicion, mbrëmja e katërt e spektaklit do t’i kushtohet cover-ave të këngëve italiane apo ndërkombëtare të viteve 1960 deri më 1999.