Një koment i bërë nga modeli Oni Pustina për Ilir Shaqirin në faqen e Instagramit të “Big Brother VIP” ka marrë vëmendjen e të gjithve. Ai shkruante se Iliri ka përdorur çdo mënyrë e intrigë për të qenë në nivelin e shqiptarëve të suksesshëm në Itali.
Madje, shtonte se ai “ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut”. Pasi komenti bëri xhiron e rrjetit një reagim pati edhe nga bashkëshortja e Ilirit, e cila mes të tjerash shkruan se “fatkqësisht, njerëzit pështyjnë aty ku kanë ngrënë”.
Në kundërpërgjigjet që ka patur me disa ndjekës Oni u shpreh se Iliri ka folur me kode për të brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Por, cilave fjalë i referohet ai? Bëhet fjalë për një bisedë të para disa javëve me Ardit Çunin.
“Qe një moment kur rrinte me atë që kërcente dhe falë asaj ndodhi që ju dha ajo çanta sepse ky personi në atë periudhë ishte te ‘Friendsat’ në Itali. Kjo e pa gjithë atë kallup dha ia dha punën. Nuk e kam parë në televizion këtu sepse nuk kam patur interes.”- thotë Iliri ndër të tjera, referuar eksperiencës së Onit në “C’e posta per te”.