Diten e djeshme nje foto e moderatores Luana Vjollca beri xhiron e rrjetit pasi ne fytyren e saj kishte shenja te nxira, ne pamje shenja dhune!
Situata u be me dramatike per faktin se pak dite me pare Luana hoqi te gjitha fotot e saj nga Instagrami dhe ndau nje tatuazh domethenes me ndjekesit.
“Semicolon” eshte tatuazh i cili perfaqeson betejat e shendetit mendor dhe rendesine e parandalimit te vetevrasjeve, ndaj dhe gjithe ngjarjet e fundit cuan ne mendimin se Luana po perballej me nje situate te veshtire depresive ne jeten e saj.
Mirepo, cila ka qene arsyeja e shenjave te Luanes ne fytyre?
Sipas “Kryefjala”, shenjat jane bere qellimisht nga dora e nje make-up artisti per te percjelle mesazhin e perballjes fizike dhe dhunes ndaj femrave.
Kjo u mendua te jete pjese e projektit me te ri te Luanes, “Thuaje”, pasi vete moderatorja ka treguar se do te jete nje program dedikuar femres.
Gjithashtu kujtojme se mbremjen e djeshme pas qarkullimit te fotove, reagimi i pare i Luanes ne Instagram ishte pikerisht prezantimi i projektit te saj qe do te vije se shpejti!