Edicioni i dytë i “Big Brother Vip Albania” është në prag të nisjes (24 dhjetor), e ndërsa kemi dëgjuar e lexuar për shumë prej konkurentëve të mundshëm, rreth opinionistëve të këtij sezoni lajmet kanë qenë të pakta.
Mirëpo ditën e sotme, burime për News 31 kanë bërë të ditur se kush do të jenë dy opinionistët.
Ashtu si edhe në sezonin e parë, edhe këtë sezon do të jenë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.
Burimet theksojnë se dyshja do të rikthehen sërish në pozicionet e tyre për të vazhduar aventurën televizive në BBV2.
Mesa duket produksioni, duke marrë parasysh edhe komentet e fansave, kanë mbetur të kënaqur me punën e tyre vitin e shkuar dhe kanë vendosur t’i sjellin sërish për të dhënë mendimet e tyre në cdo Prime për banorët e rinj.