Zbulo nëse prekja fizike është gjuha jote e dashurisë

Dashuria është një ndjesi, ama ka mijëra mënyra për ta shprehur atë. Një prej tyre është pikërisht “mania” e prekjes fizike, shpjegimi i së cilës është shumë i thjeshtë.

Njerëzit të cilët e kanë prekjen fizike gjuhë dashurie, ndihen më të dashur, të vlerësuar dhe të çmuar në momentin që partneri/ ja i prek. Për ta, prekja është forma më e thellë e dashurisë.

Për të shmangur keqkuptimet, ju sqarojmë se nuk lidhet vetëm me prekjen në aspekt seksual, pasi prekja jo gjithmonë është erotike.

Po flasim për mbajtjen e duarve në publik, prekjen e këmbëve ndërkohë që jeni duke parë një film, prekjet e “pavetëdijshme”, të cilat i dhurojnë kaq shumë kënaqësi personit tjetër.

Tani, është çasti të zbulosh nëse prekja fizike është gjuha jote e dashurisë. Nëse e gjen veten në këto “shenja”, atëherë ti *vdeees* të të shprehin dashurinë përmes prekjes.

1. Adhuron përqafimet dhe gjen justifikime që të përqafosh personin e zemrës.

2. Llastimet, puthjet dhe përkëdheljet janë mënyra si ti zbutesh në çdo situatë.

3. Nuk rri dot pa i prekur të tjerët.

4. Ulesh pranë të tjerëve dhe afrohesh deri në momentin që bën kontakt fizik.

5. Mërzitesh kur të tjerët refuzojnë/ nuk kanë mundësi të të prekin.