Një zarf i kuq i mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka shkaktuar trazira mes banorëve.
Ditën e sotme dy të preferuarit e publikut, Luizi dhe Olta, duhet të krijonin grupet e tyre për të realizuar një lojë me litar.
Mirëpo, Ermiona e cila ishte pjesë e grupit të Luizit hoqi dorë nga loja duke bërë që të shfaqej grupi i Oltës fituese dhe kjo e fundit të merrte si shpërblim një zarf të kuq.
Mirëpo herën e fundit që dikush ka marrë një zarf të kuq nga grupi i Oltës, situatat në shtëpi nuk kanë shkuar aspak mirë.
Për t’u rikujtuar, ishte Dea ajo që pak javë më parë mori një zarf të kuq dhe nxorri në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin, tek u eleminua kjo e fundit.
Ndaj, një tjetër zarf i kuq këtë herë për Oltën pritet të sjellë sërish trazira pasi aktorja është shprehur gjithnjë se nëse do të ketë në dorë 3 nominime, do të nxjerrë Luizin, Kiarën dhe Maestron.
Përsa i përket kësaj situate një reagim ka ardhur edhe nga ana e Efit, e cila me anë të një videoje në InstaStory është shprehur:
“Përsëri një zarf i kuq. Në dorë të Oltës. Nuk e di më thoni ju se unë nuk kam koment.”
Përveç saj i mërzitur dhe zhgënjyer nga situata është edhe Luizi. Ai është agravuar në debatet me Emirionën dhe është shprehur se nëse Kiara del do e bëjë të pendohet.