Zarf në burg/ “Vëllai i madh” iu jep mundësinë e lirimit 4 banorëve, por vetëm me një kusht!

Duket se ditëve brenda “burgut” të “Big Brother VIP Albania” për 4 banorët: Luiz, Olta, Kristi dhe Armaldo, i erdhi fundi.

Pak minuta më parë ka mbërritur një zarf në “burg”.

Teksa u lexua nga Kristi, në zarf bëhej e ditur se tashmë banorët mund të dalin nga dhoma, por në këmbim të një kushti.

Ditën e nesërme gjatë prime-it, asnjë prej tyre nuk do të ketë mundësinë të nominojë. Gjithashtu nuk do të kenë mundësinë për të kontaktuar me “Vëllain e madh” në dhomën e rrëfimit për shkak se kanë ngritur dyshime për vërtetësinë e lojës.