Zarf i zi/ Produksioni ndëshkon Luizin dhe Oltën, ja për çfarë bëhet fjalë

Gjatë ditëve të fundit, banorët e shtëpisë, përkatësisht Luizi, Olta, Armaldo dhe Kristi kanë diskutuar për nominimet që do të bënin, diçka që është e ndaluar.

Kështu, nisur nga kjo, pak minuta më parë ka mbërritur një zarf i zi në shtëpi.

Ishte Armaldo ai që teksa po lexonte zarfin, i dha njoftimin banorëve se 4 banorët e shtëpisë: Luiz, Armaldo, Olta dhe Kristi kanë thyer rregullat duke folur për nominimet.

Në lidhje me këtë, “Vëllai i madh” ka marrë një vendim që do të jepet ditën e nesërme gjatë prime-it.