Xhonatan ishte një nga banorët e rinj i cili u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” të shtunën e shkuar.
Qysh në fillim ai tregoi vlerësimin e tij për lojën e Oltës e më pas në një komunikim me aktoren, i dha indikata se si po shihej loja e saj jashtë shtëpisë.
Për këtë, “Vëllai i madh” mori një vendim dënues për Xhonin.
Duke qenë një banor i ri së bashku me Valbona Memën, ai duhet të ishte imun deri në speaktaklin tjetër, mirëpo për shkak të thyerjes së një prej rregullave kryesorë të programit, u morr vendimi që Xhoni të shkonte automatikisht në nominim.