Zaimina poston foton e bebushit në 1-mujorin e tij, nuk mund të ishte më i ëmbël se kaq!

Para një muaji këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari solli në jetë djalin e saj, lajm ky që u prit me dashuri nga publiku.

Në rrjetet sociale, Zaimina nuk ka ngurruar të postojë foto gjatë shtatzënisë, por foto të bebushit, i cili ka emrin e veçantë Kamar, nuk kishte postuar më përpara.

Mirëpo me rastin e 1-mujorit në jetë, Zaimina postoi një fotografi të djalit, të veshur me kostum të bardhë me pika, i cili nuk mund të dukej më i ëmbël se kaq.

Fotografitë ku Zaimina shfaqet bashkë me Kamarin janë shkrepur nga Fjoralba Maliqi, që si duket është përkujdesur që bukuria e nënës me të birin të dalë më së miri në pah.

Ende nuk dallohet nëse bebi i ka ngjarë Zaiminës apo të atit, Kristel Asllanit, por ajo që dallohet është bukuria e bebit.

https://www.instagram.com/p/CcnOimHNL6R/?igshid=YmMyMTA2M2Y=