Young Zerka nxorri “zbuluar” shtatzëninë e saj, reagon Sarah Berisha

Sërish, për të disatën herë, Sarah Berisha dhe DJ PM përfliten se do të bëhen prindër.

I ftuar në “Zemër Luana”, ishte Young Zerka që ngacmoi rrjetin për dy personazhet.

Gjatë një loje ku duhet të tregonte sekrete për personazhe të ndryshme, Zerka u shpreh:

“S’e di [çfarë të them]. Ah, po! Duke ditur që këta [DJ Dagz dhe PM] nuk ndahen kurrë, gjithmonë janë bashkë, tani që lindi Dagzi, më duket se do të lindë dhe PM.”

Në fakt lindi Einxheli, por e kuptuam çfarë donte të nënkuptonte.

Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe reagimi i Sarah Berisha. Teksa është kontaktuar nga “Anabal”, blogerja konfirmoi se NUK është shtatzënë.