Ylli Limani është një nga personazhet më të dashur për publikun e jo vetëm për këngët që realizon dhe kthehen menjëherë në hite, por dhe për batutat që ndan në rrjetet sociale me ndjekësit.
Jo vetëm këngët e tij në fakt kthehen në hite të padiskutueshme. Edhe këngët që shkruan për kolegët janë të dashura për njerëzit.
Semi Jaupaj është një nga artistet që këndoi një projekt të Ylli Limanit dhe bëri bujë të jashtëzakonshme.
E siç duket Ylli vijon ende ta mbështesë Semin. Këngëtarja do të nxjerrë një këngë të re dhe Ylli na ka zbuluar pak nga projekti i ri i saj.
Nga ajo pak çfarë dëgjohet nuk ka dyshimin më të vogël se dhe kjo këngë do të pëlqehet pafund.