Ylli i Popit, Britney Spears, ne pritje te femijes se trete!

Ylli i popit, Britney Spears, lajmeroi me ane te nje postimi ne Instagram se eshte ne pritje te femijes se saj te trete!

Ky do të jetë fëmija i parë i Spears me të fejuarin Sam Asghari, të cilin ajo e quajti “burrë” në njoftimin e saj.

Spears, 40 vjeç, ka dy djem me ish-bashkëshortin Kevin Federline, Sean 16 dhe Jayden, 15 vjeç.

https://www.instagram.com/p/CcONvpGOelB/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Lajmi për shtatzëninë erdhi pothuajse gjashtë vjet pasi Britney u takua për herë të parë me Sam në xhirimet e videoklipit të saj “Slumber Party”.

Dyshja filluan të takoheshin menjëherë pas xhirimit dhe u fejuan në shtator te vitit 2021, e me pas Sam i bëri propozimin me një unazë diamanti 4 karatësh në shtëpinë e Britney në Kaliforni.