Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku jane kthyer ne kryetemen e mediave ditet e fundit e kjo per shkak se po perfliten per nje krize ne martesen e tyre.
Burime per “Story.al” kane bere me dije se Xhensila eshte larguar nga shtepia se bashku me vajzen e saj dhe se ka gjasa qe festat e fundvitit te mos i gjejne bashke.
Ne naten e Krishtlindjes u vu re se cifti nuk ishte krah njeri tjetrit, ndaj kengetarja erdhi me nje sqarim ne InstaStory tek u shpreh se angazhimet profesionale e bene te pamundur qe ajo te ishte prane familjes.
Mirepo, pak me pare ka ardhur nje tjeter reagim nga Xhensila me ane te nje postimi ne Instagram.
“Genjeshtra me e madhe ne bote eshte ‘ata thone‘”- ka shkruar Xhensila krahas nje albumi me fotot e saj, pa bere nje reagim konkret ne lidhje me lajmet qe kane qarkulluar.
Megjithese beri kete shkrim, serish kengetarja nuk ka qartesuar plotesisht situaten me kete menyre indirekte qe ka zgjedhur te reagoje.