Fjoralba Ponari eshte tashme moderatore e show-t humoristik “Portokalli” per dy vite rresht, ndersa Xhemi Shehu vendosi te rikthehej serish kete vit ne ate qe duket te jete bere shtepia e saj e dyte.
Pas lajmit per rikthimin e Xhemit, filluan aludimet se do te zevendesonte Fjoralben, por jo.
Dy vajzat moderojne tashme krah njera tjetres, ndaj dhe shpesh eshte aluduar per nje “konkurrence” mes tyre.
Por, se si eshte marredhenia mes tyre na i tregoi vete Fjoralba gjate nje pyetesori me ndjekesit e saj, tek u shpreh:
“Jemi njohur kur te dyja punonim ne E diell edhe pse ne pozicione te ndryshme nga marredhenia qe kemi sot. Gjithmone kam pasur shume konsiderate per te si njeri, patjeter dhe si profesioniste prej se ciles, kam shume cfare te mesoj.”