Xhemi Shehu është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, ndërsa këtë sezon televiziv kemi pasur mundësinë ta shohim sërish në “Portokalli”, edhe në rolin e aktores.
Po ashtu Xhemin e shohim shumë aktive në rrjetet sociale, kryesisht duke ndarë copëza të ditës, punës dhe marrëdhënies së saj me kolegët e miqtë, megjithatë nuk e shoshim duke ndarë momente nga jeta personale apo duke folur për njerëzit e saj të dashur, më saktësisht për familjen.
Disa kohë më parë ajo tregoi arsyen përse nuk postonte më foto të fëmijëve, teksa tregoi se sa herë që i nxirrte në Instagram ata sëmureshin, prandaj kishte “hequr dorë” nga kjo, ndërkohë tani Shehut i është dashur të japë “shpjegime” përse nuk flet më shumë për bashkëshortin e saj.
Kështu, e pyetur nga ndjekësit e saj sot, pikërisht për faktin se përse nuk flet për partnerin, Xhemi shpjegoi se është zgjedhja e tij të mos ketë rrjete sociale prandaj nuk flet në Instagram për të.
Gjithsesi ajo nuk i kurseu vlerësimet për të, duke e quajtur një njeri, baba dhe bashkëshort të mrekullueshëm.
Madje bëri edhe një premtim publik për të, që do ta kishte zjedhur edhe po të kishte 100 jetë.
Të gjitha këto bashkangjitur me një foto shumë romantike të të dyve.