Në kujtimet e saj, ylli i “Dirty Dancing” Jennifer Grey, shkroi për marrëdhënien e saj të shkurtër me Johnny Depp, sipas një raporti nga “The Independent”.
Duke reflektuar mbi marrëdhënien e tyre, Grey e përshkroi Depp-in si “xheloz të çmendur dhe paranojak” me një “temperament të keq”.
Johnny Depp është aktualisht në mes të një gjyqi për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard. Depp po padit Amber për 50 milionë dollarë për një shkrim të “Washington Post” që Heard shkroi në vitin 2018, në të cilin ajo e identifikonte veten si e mbijetuar e dhunës në familje.
Në librin e saj të kujtimeve që pritet te dalë sot “Out of the Corner”, Jennifer Grey kujtoi se agjenti i saj e lidhi atë në një takim me Depp në vitin 1989 dhe sipas saj Depp i propozoi për martesë dy javë nga takimi me të.
Por shumë shpejt marrëdhënia filloi të ndërlikohej.
“Johnny udhëtonte çdo javë por kishte filluar gjithnjë e më shumë të gjendej në telashe: zënka në bare, përleshje me policët. Ai kishte filluar të humbiste fluturimet e tij në shtëpi për në L.A. pasi kishte fjetur shumë ose, kur kthehej në shtëpi, do të ishte i çmendur, xheloz dhe paranojak për atë që kisha bërë ndërsa ai ishte larg.”
Grey kujton në libër se ajo i dha fund gjërave me Depp pasi ai u largua për një takim dhe nuk e kontaktoi për shumë orë.