Woww! Luana Vjollca e ftuar në dasmën e çiftit të famshëm

Lele Pons, aktorja, këngëtarja dhe Youtuber-ja e njohur do të kurorëzojë në 4 mars në martesë – historinë e dashurisë me reperin Guaynaa.

Mirëpo në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe një personazh i njohur publik shqiptar.

Bëhet fjalë për Luana Vjollcën. Ka qenë moderatorja shqiptare ajo që ka postuar në Instagram ftesën e dasmës së çiftit.

Dasma do të zhvillohet në Florida në Amerikë.

Vihet re gjithashtu se çifti i njohur e ndjek Luanën edhe në Instagram.