Dagz & PM janë dy nga personazhet më të dashura për publikun pas pjesëmarrjes së tyre në Big Brother.
Ndonëse asnjëri nuk shkoi në finale, të dy fituan dashurinë e tyre dhe tashmë artistët kanë fansat e tyre të zjarrtë. Tashmë djemtë janë të angazhuar me koncerte në vende nga më të ndryshmet.
Shpesh dy djemtë tregojnë dashurinë e madhe që marrin nga fansat të cilët i suportojnë për muzikën që bëjnë.
Dhe së fundmi Dj PM ka zbuluar nëpërmjet InstaStory-t se një fans i flaktë i tyre ka gdhendur në trupin e tij frazën e tyre të njohur : “Its PM to the Dagz now”.
Rikujtojmë se gjatë qëndrimit në “BBVIP” djemtë krijuan romancat e tyre të cilat vazhdojnë ende sot. Dagz dhe Einxhel janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shfaqen kudo bashkë. Ndonëse nuk kanë vendosur ende se ku do jetojnë përfundimisht, dyshja e kalojnë kohën bashkë mes Prishtinës dhe Tiranës.
Moderatorja ka takuar edhe familjarët e Dagz, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gumnishtja. Në intervista të ndryshme ata kanë pranuar se planet për fëmijë nuk janë shumë të largëta dhe se e njohin veten si prindër së shpejti.