Shqiptarët po arrijnë të shtrijnë sukseset e tyre përtej kufive.
Së fundmi, dy këngëtarët e njohur shqiptar kanë realizuar një sukses tjetër.
Behet fjale pikerisht per Yll Limanin dhe Fifn, te cilet kane krijuar melodine e kenges se Qipros ne “Eurovision 2022”.
Lajmin e ben te ditur vet Yll Limani, ku nepermjet nje postimi ne InstaStory kengetari shpreh gezimin e tij me mbishkrimin:
“Unë dhe Fifi krijuam melodinë për këngën e Qipros në Eurovision 2022, përkrah shumë emrave të mëdhenj të muzikës evropiane”, ka shkruar ai.
Përveç dy këngëtarëve edhe tekstshkruesi Fatjon Miftari ka marrë pjesë në realizim e kësaj kënge.
“Fatjon Miftari e ka bërë producimin. Me fat që kam qenë pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm”, tha më tej Ylli.
Kënga ndërkohë mban titullin “Ela” nën interpretimin e Andromachi që tani është publikuar edhe në YouTube.
Theksojmë që festivali evropian i këngës këtë vit do të mbahet më 10 ,12 dhe 14 maj në Torino të Italisë.