Policia londineze u vu në kërkim të një makine me targa të personalizuara me emrin “Rita Ora” pasi Liam Smith, baba i dy fëmijëve, u gjet i pajetë në Wigan, më 24 nëntor, pasi u qëllua për vdekje dhe iu nënshtrua një sulmi me acid.
Michael Hillier, 38 vjeç, u paraqit në Gjykatën Supreme në Tameside të martën i akuzuar për vrasjen e tij. Emri i Rita Orës është përfshirë krejt rastësisht në këtë ngjarje të rëndë.
Sipas “Daily Mail” policia po vazhdon të kërkojë për informacion mbi krimin dhe publikoi foto të një makine të llojit “Mitsubishi Shogun Elegance” , që ishte parë pranë shtëpisë së Smith para vdekjes.
Padyshim, këngëtarja nuk ka asnjë lidhje me këtë episod, por kaq mjaftoi që ajo të kthehej në kryefjalën e mediave të huaja.
“Dy djem të vegjël tani do të duhet të kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre pa babanë e tyre dhe pjesa tjetër e familjes sonë do të jetë përgjithmonë e përhumbur nga ky akt i pakuptimtë”, deklaruan të afërmit e viktimës.
Babai i Smith tha se nuk kishte absolutisht asnjë ide pse djali i tij u vra. Ai gjithashtu shtoi: “Prandaj ne po i dërgojmë një lutje të përzemërt kujtdo që ka ndonjë informacion për të ju lutem, ju lutemi të kontaktoni policinë, qoftë edhe në mënyrë anonime”!