Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

“Vleresohen banalitetet…”- Roberti shpërthen ndaj “Love Story” ku eshte vete pjesmarres. Kjo sjell perplasjen me opinionisten!

LokimagazineLokimagazine29 August, 2023

Pak pas debateve në puntatën e djeshme të “Talk Love Story” në Tv Klan mbi arsyen përse Kristi kërkon të dalë me vajzat që del Xhoni, cka ai vetë e përshkroi si një garë mes “dy princash” në një format dashurie, një tjetër përplasje tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.

Ka të bëjë me replikat e forta që shkëmbyen opinionisti i “Love Story”, Robert Aliaj Dragot dhe ajo e “Talk Love Story”, Zhaklin Lekatari.

“Lufta” mes dyshes ka nisur për shkak të një postimi të Robertit në Instagram ku ai quan emisionin “Love Story”, në të cilin është edhe vetë pjesë, një “show rumpallë”.

Robert Aliaj Dragot: Normal që në një show rrumpallë të vlerësohen vetëm banalitetet. Gjërat e mençura nuk i dëgjon njeri. As ju që i postoni.

Zhaklin Lekatari: O Bert po ne jemi vetë aty!

Robert Aliaj Dragot: Po më befason ti mua. Gjithësesi unë nuk jam i programueshëm, as në funksion të askujt.

Zhaklin Lekatari: As unë nuk kam asnjë funksion, Kristin e dua shumë dhe e mbështes në çdo emision, që prej fillimit, por pikërisht se ne jemi vetë aty duhet të jemi objektiv në gjykim. Ky është vetëm mendimi im.

Robert Aliaj Dragot: Ku e shikon ti mungesën e objektivitetit tim? Pastaj po të kishe ti diçka në lidhje me punën tonë si kolegë mund të më shkruaje në privat. Po dyshoj tek arsyeja e reagimit tënd.

Zhaklin Lekatari: Po s’kam çfarë të të them në privat o Bert, se s’kam ndonjë sekret për të thënë. Nuk dua të jem hipokrite me veten si fillim se jam dhe vetë aty dhe këtë po vë në dukje. Kristi është një djalë me vlera dhe kjo duket qartë.

Robert Aliaj Dragot: Hipokrite nuk të bën fakti që po na thua publikisht që nuk je e tillë. Hipokrite bëhesh kur merr përsipër të përshtatesh me diçka kundër principeve që merr të mbrosh në jetë. Kaq. Je kundër faktit që aty ka shumë banalitet?

Zhaklin Lekatari: O Berti, unë mendoj që shprehja që ke thënë ‘ky vend ka vetëm nevojë për furrë buke dhe nevojtore’ tregon shumë mirë ku ne ndodhemi, por nga ana tjetër them dhe që ose trash-in e eliminon fare nga jeta jote dhe e injoron, ose e merr dhe bën diçka të re dhe rikrijon nga ajo. Këtë duhet të bëjmë ne (sipas meje gjithmonë), ta promovojmë mendimin ndryshe pa u dekurajuar.

Robert Aliaj Dragot: Por e dashur, gabove që në fillim kur më propozove kompromisin meqë sipas teje qenkemi pjesë edhe vetë. Pastaj mendimin ndryshe nuk ke pse ma propozon sepse këtë e bëj prej gati dy dekadash nëpër televizione. Dhe as interes nuk kam që ta marr injorancën dhe banalitetin (që është baza e asaj që ndodh në kësisoj shoë gjithandej) si lëndë të parë.

Zhaklin Lekatari: S’të propozova asgjë, të thashë që jemi pjesë aty dhe vetë dhe kemi mundësi të shprehemi aty, të komunikojmë dhe të nxisim dinamika, pa cënuar dhe lodhjen dhe punën e madhe që bëjnë shumë vetë. Aq më shumë ti që ke kohë në ekrane shqiptare dhe e njeh shumë më mirë se unë si është bota e ekranit. Thjesht më vjen keq sepse respektoj të gjitha palët dhe do më pëlqente të kishim harmoni mes nesh. Mjaftueshëm ka banalitet siç thua dhe ti, t’ia lehtësojmë vetes.

Robert Aliaj Dragot: Nuk e quan ti propozim për kompromis me banalitetin faktin që e hape këtë debat me shprehjen. « Po je edhe ne pjesë aty o Berti? » Dhe meqë jam pjesë nuk do të thotë që nuk mund të them publikisht atë që mendoj. Përkundrazi ti mund të kishe kërkuar me mua një debat ‘tête-à-tête’.

Zhaklin Lekatari: Po ne besoj do takohemi kur të vish nuk i kemi shpallur luftë njeri-tjetrit. Unë kompromis quaj faktin që jemi aty dhe prandaj thashë ne, përfshiva dhe veten aty. Megjithatë njeriu ka tendencë të justifikojë veprimet e veta, nisur nga rrethanat dhe për këtë arsye thashë dhe që: meqë jam e rrethuar me banalitet, ose e injoroj dhe ushqej veten, vetëm me atë që për mua ose një pjesë është art i mirëfilltë, ose bëj diçka me këtë trash, duke u mundu sa më shumë mos me tradhtu veten’..

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024
Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.